POLITIKË /

Teatri i Kukullave/ “Qumësht trëndafili dhe mjaltë delesh ‘Made in Albania’”, Rama ironizon sërish opozitën

Duke përdorur sarkazmën dhe ironinë në video shfaqen Lapaj, Berisha dhe Basha të cilët diskutojnë për 'planin' e mbrotjes së vjedhjes së votës dhe korrupsionin. 

Shkruar nga Versus

Teatri i Kukullave/ “Qumësht trëndafili dhe mjaltë delesh

Kryeministri Edi Rama ka publikuar sërish një video nga Teatri i Kukullave, ku personazhe të shfaqjes janë Sali Berisha, Adriatik Lapaj dhe Lulzim Basha.

Duke përdorur sarkazmën dhe ironinë në video e animuar shfaqen Lapaj, Berisha dhe Basha të cilët diskutojnë për 'planin' e mbrotjes së vjedhjes së votës dhe korrupsionin. 

“MIRËMËNGJES dhe me Teatrin e Kukullave të së dielës, ju uroj të gjithëve një ditë të bukur” shkruan Rama krahas video.

Berisha: Ja Tiku shiko mirë, kjo është “Shqipëria Madhështore”. Qumësht trëndafili ‘Made in Albania’ do bëhet aty.

Lapaj: Do bëhet do bëhet, bëhet sesbën si mos të bëhet. Po Ramës si i bëhet?

Berisha: Ja Zallherri Madhështor, Mjaltë delesh Made in Albania do të bëjmë aty.

Lapaj: Do luftojmë korrupsionin Doktor.

Basha: Posi more Lapaj posi, do të luftosh korrupsionin zotrrote, po me kë? Me vjehrrin e pushkatuar nga Vetingu? Apo me gjithë krushqinë në listën e mbyllur?! 7X7…

Lapaj: Ore prap ky? Flet ky për vjehërr.

Berisha: Ai është një budalla i padobishëm, ti je i dobishëm, je tjetër nivel./Versus.al

 

 

Tags:

edi rama

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: