
Është përshkallëzuar situata gjatë protestës së opozitës në Tiranë, ku përplasjet mes protestuesve dhe forcave të policisë kanë sjellë të lënduar në të dyja palët.
Sipas raportimeve nga terreni, gjatë konfrontimeve pranë zonës së Kuvendit, përveç disa deputetëve të opozitës, është lënduar edhe një efektiv i Policisë së Shtetit. Ai është dërguar me urgjencë në spital pasi ka pësuar dëmtime në kokë dhe djegie gjatë përplasjes.
Situata ka nisur kur protestuesit kanë tentuar të çajnë kordonin policor dhe të afrohen drejt godinës së Kuvendit, çka ka sjellë përplasje fizike me forcat e rendit.
Policia ka ndërhyrë për të ndaluar avancimin e turmës, ndërsa tensionet në zonë kanë vijuar për disa minuta përpara se situata të vihej nën kontroll gradualisht./Versus.al


