POLITIKË /

‘Territorialja’, PD bojkotoi, Mazniku: Jemi me nxitim, do ta përmbyllim reformën brenda korrikut

Mazniku tha se i është drejtuar Kuvendit për t'i shtuar mazhorancës tjetër anëtar në komision në mënyrë që të zhvllokohet veprimtaria.

Shkruar nga Versus
‘Territorialja’, PD bojkotoi, Mazniku: Jemi me nxitim, do ta
Arbjan Mazniku

Bashkëkryetari socialist për komisionin e posaçëm të reformës Territoriale, Arbjan Mazniku ka bërë të qartë se synimi i tyre mbetet që brenda muajit korrik reforma të përmbyllet në mënyrë që të përgatitet terreni para zgjedhjeve vendore të 2027-ës.

Këtë deklaratë ai e bëri gjatë mbledhjes së sotme të zhvilluar ku nënvizoi se deri më tani janë humbur dy muaj kohë nga puna për këtë reformë.

“Kjo është mbledhja e katërt në të cilën opozita nuk vjen. Kemi humbur dy muaj kohë në një reform që është në ngut kohe. Duke qenë se zgjedhjet e ardhshme vendore, mbahen në fundin e prillit apo majin e vitit 2027, është e rëndësishme që reforma të mbyllet rreth 1 vit para zgjedhjeve. Kështu që synimi ynë është që t’i qëndrojmë besnik këtij parimi dhe të mbyllim pjesën territorial të reformës deri në korrik të këtij viti”-tha Mazniku.

Opozita bojkotoi për të katërtën herë mbledhjen e komisionit dhe për këtë pjesë Mazniku tha se i është drejtuar Kuvendit për të bërë të mundur që mazhorancës t’i shtohet një anëtar më shumë në mënyrë që komisioni të vijojë vetëm me një drejtues dhe jo me 2 bashkëkryetarë siç ishte përcaktuar në fillim.

“Nga nxitimi që kemi për të realizuar objektivat i kemi kërkuar parlamentit që të ndryshojmë mënyrën sesi është organizuar komisioni duke shtuar një anëtar të mazhorancës për të krijuar një mekanizëm zhbllokues për funksionimin e komisionit”- shtoi Mazniku. Versus.al

Poll