
Kryeministri Edi Rama, në mbyllje të takimit me banorët e Zvërnecit që pretendojnë se janë pronarët e vërtetë të tokës ku qeveria ka miratuar ndërtimin e një projekti turistik nga vajza e Trump, Ivanka Trump dhe bashkëshorti i saj Jared Kushner.
Rama, duke ironizuar protestuesit që po kërkojnë prej një jave dorëheqjen e tij, u shpreh se kanë 5 kushte por nëse jap dorëheqjen cfarë ndodh me katër të tjerat?
“Po kur thonë 5 kushte: ‘Jep dorëheqjen’. Po mirë po jap dorëheqjen, katër të tjerat si do i bëj? Është e sigurt që në të gjithë procesin, ne kemi qenë shumë strikt. Është thënë se investimi është 27 mln euro. I janë referuar një leje që është kthyer mbrapsht”, tha Rama.
Banorët, nga ana e tyre, pretenduan se pronat e tyre janë në gjykata dhe presin vendimin e gjykatës, jo se janë kundër zhvillimit.
Rama theksoi se tashmë kjo çështje është mes pronarit që ka dokumentet dhe investitorit.
Sipas tij, fati i madh i banorëve është se personi që ka shitur tokat po hetohet nga SPAK dhe transaksionet janë bllokuar. Sipas Ramës, nëse prona fitohet nga banorët, atëherë ata do të paguhen me paratë që i janë bllokuar shitësit, ndërsa investitori vijon punën. Versus.al

