POLITIKË /

“Thonë se bëj propagandë”, Rama përsërit ofertën ndaj emigrantëve: Kush investon këtu, bën “bingo”

Shkruar nga Versus
“Thonë se bëj propagandë”, Rama përsërit
Kreu i qeverisë Edi Rama

Kryeministri Edi Rama në episodin e 13 të sezonit të tretë të podkastit të tij “Flasim” foli sërish lidhur me mundësinë që kanë emigrantët për të investuar në vendin tonë.

Duke vijuar me deklaratat e bëra gjatë takimeve të tij me shqiptarët në diasporë, Rama tha se kushdo që ka guxim të investojë kursimet e emigracionit në Shqipëri, do të marrë mbrapsht frytet e investimit.

“Unë e them për pjesën e taksave, por nuk ma beson njeri sepse thonë që ky bën propagandë. Është një fazë e Shqipërisë që kush ka pak guxim të investojë kursimet e emigracionit bën “Bingo” këtu. Nuk diskutohet, jo vetëm në Tiranë, por kudo. Për shembull të gjithë ata që kam dërguar në Berat lënë mendjen, kështu që kudo Shqipëria ka mundësi për të bërë biznes me investime jo të mëdha. Këto bizneset e turizmit, një agroturizëm e bën njeriu, por edhe pa kantina bëhet”, deklaroi Rama. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: