POLITIKË /

"Ti pa Ramën ngelesh pa bukë' Ahmetaj përplaset me Haxhiun: Je mik i kryeministrit, i paguar nga inceneratorët!

Shkruar nga Versus
"Ti pa Ramën ngelesh pa bukë' Ahmetaj përplaset me
Baton Haxhiu dhe Arben Ahmetaj

Ish-zv kryeministri në arrati Arben Ahmetaj ka ndërhyrë live në një emision të “Syri Tv” ku analisti Baton Haxhiu deklaroi se Ahmetaj ishte marrë në pyetje nga SPAK, para se të shkarkohej nga kryeministri Edi Rama.

Ahmetaj e cilësoi si gënjeshtër këtë deklaratë të Haxhiut duke thënë se nuk është marrë në pyetje nga asnjë njeri deri në qershor të vitit 2023.

“Mua nuk më ka pyetur asnjë njeri deri ditën e qershor i 2023. E dyta gjërat ndodhën në mënyrë simbolike dhe ditën që ka ikur Ilir Meta, më ka shkarkuar dhe i dridhej dora dhe zëri kreut të organizatës se donte të më bënte simbolikë, iku Meta iku dhe ky që i ka dhënë dosjen”, tha Ahmetaj.

Më tej debati mes Ahmetajt dhe Haxhiut vijoi me akuza pasi ish-numri dy i qeverisë tha se analisti është paguar nga inceneratorët dhe se pa Ramën do kishte mbetur pa të ardhura.

“Lëri këto se ti pa Ramën ngelesh pa bukë…”, tha Ahmetaj ndër të tjera.

Pjesë nga debati:

Ahmetaj: Batoni po ta ketë mik vërtetë Ramën, ai do i ketë thënë që fatkeqësisht Ahemtaj nuk ka qënë pjesë e inceneratorit të Elbasanit dhe të Fierit.

Haxhiu: Herën e fundit nuk ke qenë tërësisht i sinqertë…Nuk kam ndërmend të flas më shumë seç duhet…mbylle këtë histori…

Ahmetaj: Lëri këto se ti pa Ramën ngelesh pa bukë…

Haxhiu: Nuk e pranoj unë këtë që ngelem pa bukë…

Ahmetaj: Unë para Ramës kam qenë me bukë dhe tani më la Rama pa bukë se më bllokoi ato që kisha me djersë… Ti je paguar nga inceneratorët..

Haxhiu: Mos gënje se nuk jam paguar nga inceneratorët…

Ahmetaj: Të lutem mos më hap barkun…

Haxhiu: Mos gënje se nuk kam marrë lekë nga inceneratorët…

Ahmetaj: Mua nuk më ka pyetur asnjë njeri deri ditën e qershor i 2023. E dyta gjërat ndodhën në mënyrë simbolike dhe ditën që ka ikur Ilir Meta, më ka shkarkuar dhe i dridhej dora dhe zëri kreut të organizatës se donte të më bënte simbolikë, iku Meta iku dhe ky që i ka dhënë dosjen.

Kur mori vesh që unë nuk isha i akuzuar qoftë në dosjen e Fierit dhe të Elbasanit që po shkonim në gjykatë, futi mercenarët median Top-Channel me plaçkitësen dhe Erionin…dhe bëri atë që bëri. Jo! I ka bërë të gjitha të qëllimshme. Nuk ka kryeministër në botën demokratike që të thotë që po të isha unë gjykatës dhe prokurorë do ta kishte më keq. Ditën pas disa orësh SPAK e ka marrë peng Eriolën dhe e ka çuar për kontroll, e ka marrë peng pa leje. Të lutem kur të zësh emrin tim në gojë mos gënje. Mbro Ramën se ashtu e ke punën…

Çfarë diskutoni për reformën në drejtësi. Praktikisht Shqipërisë i është shëmtuar surrati nga korruptimi i kryekundërzbuluesit të FBI të Nju Jorkut.

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: