Kreu i qeverisë, Edi Rama u paraqit sot në pallatin e Kongreseve ku mbajti homazhe në nder të gjyqtarit të vrarë, Astrit Kalaja.
Mediat kanë zbardhur edhe mesazhin që kryeministri ka lënë për të ndjerin.
“Një tragjedi e madhe për familjen, të afërmit, kolegët dhe vetë shtetin. U prehtë në paqe dhe të rroni e ta kujtoni gjithnjë!”, shkruajti Rama.
Në dalje të hollit të sallës ku u mbajtën homazhet, Rama nuk dha përgjigjie ndaj pyetjeve të bëra nga mediat mbi sigurinë e gjykatave. Versus.al







