POLITIKË /

"Tym i zi" / Dështoi edhe seanca e 38-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, tensionet vazhdojnë

Pas takimit mes Albin Kurtit dhe liderëve të tjerë, kryesuesi Avni Dehari njoftoi se seanca e ardhshme do mbahet të martën.

Shkruar nga Versus

"Tym i zi" / Dështoi edhe seanca e 38-të për

Seanca e radhës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës u shty sërish, pasi edhe seanca e 38-të nuk arriti të përmbyllej me sukses. Pas takimit mes Albin Kurtit dhe liderëve të tjerë, kryesuesi Avni Dehari njoftoi se seanca e ardhshme do mbahet të martën.

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, kritikoi ashpër VV-në, duke thënë se partia e Kurtit ka cenuar rëndë rendin kushtetues dhe nuk po respekton vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Ajo kërkoi reflektim nga VV-ja për situatën.

Nga ana tjetër, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, akuzoi Kurtin se nuk ka interes të zgjidhë ngërçin politik, por vetëm të thellojë krizën. Ai tha se VV-ja po bllokon procesin pavarësisht mundësisë për kthim në votim të hapur.

Ndërkaq, deputeti i VV-së, Hekuran Murati, tha se Kurti ka ofruar dy kompromise për zgjidhje, por opozita vazhdon t’i refuzojë ofertat dhe të mbajë qëndrime të ngurta, duke bllokuar përzgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.

Situata politike në Kosovë mbetet e tensionuar dhe pa një zgjidhje të shpejtë.

Poll