
Katër nënkryebashkiakët e rinj të Tiranës janë prezantuar sot nëpërmjet një mbledhje të drejtuar nga ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu, të cilës kryeministri Edi Rama më herët i pati ngarkuar përgjegjësi mbi mbarëvajtjen e punëve të bashkisë.
Konkretisht sot marrin detyrën, nënkryetarët: Vasilika Vjero, Blend Sulaj, Ilir Mengra dhe Gentian Keri.
Ilir Mëngra më herët zëvendësoi Blendi Gonxhen në postin e drejtorit të Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor. Ndërsa tashmë do të mbajë postin e një prej nënkryetarëve të bashkisë më të madhe të vendit.
Blend Sulaj, ka qenë më herët pjesë e Partisë Republikane, prej nga ku u largua në vitin 2021.
Vasilika Vjero ka mbajtur më herët postin e këshilltares në ministrinë e Financave.
Ndërsa Gentian Keri ka qenë më herët kryetar i komisionit të Prokurimeve Publike. Versus.al







