POLITIKË /

Çuçi mbledh deputetët e PS 2 ditë para seancës plenare, zbulohen diskutimet

Fokusi i mbledhjes ka qenë informimi mbi seancat e mbetura për t'u zhvilluar gjatë këtij sesioni parlamentar.

Shkruar nga B.V
Çuçi mbledh deputetët e PS 2 ditë para seancës
Një prej mbledhjeve të grupit parlamentar të PS

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste ka zhvilluar sot mbledhjen e zakonshme të javës. Mësohet se gjatë mbledhjes, kryetari i grupit parlamentar, Bledi Çuçi informoi deputetët lidhur me seancat plenare që kanë mbetur për t’u zhvilluar deri në përfundim të këtij sesioni parlamentar.

Seanca plenare e radhës do të zhvillohet këtë të enjte më 4 korrik ku mes çështjeve të rendit të ditës pritet të ketë edhe një interpelancë e kërkuar nga opozita me ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu. Edhe në seancën e kaluar pati një interpelancë me këtë të fundit sa i takon skandalit të zbuluar te spitali i Onkologjikut. Deputetët demokratë i kërkuan Koçiut të jepte dorëheqjen.

Po ashtu në seancë pritet të prezantohen edhe raporti vjetor i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, raporti mbi veprimtarinë e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, si dhe raporti vjetor për veprimtarinë e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi. Versus.al

Poll