POLITIKË /

''Uji i pijshëm dhe trajtimi i ujërave të zeza'', Shqipëria 'dorëzohet', kërkohet më shumë kohë për negociatat e mjedisit me BE

Shkruar nga Versus

''Uji i pijshëm dhe trajtimi i ujërave të

Qeveria e Shqipërisë ka kërkuar kohë shtesë nga Bashkimi Europian sa i takon kaputullit të negociatave për çështjet mjedisore. Në muajin gusht të këtij viti, vetë Rama e pati cilësuar kapitullin e mjedisit si më të vështirin.

Shqipëria ka kërkuar një periudhë tranzitore për t’u përjashtuar nga zbatimi i plotë i Nenit 4 dhe Aneksit II të Direktivës 2016/2284 mbi reduktimin e emetimeve kombëtare të disa ndotësve atmosferikë deri në vitin 2036 ose për një periudhë 6-vjeçare pas datës së anëtarësimit në BE.

Edhe më shumë kohë kërkon Shqipëria nga “unioni” në drejtim të detyrimeve legjislative dhe atyre zbatuese në terren për garantimin e cilësisë së ujit të pijshëm.

‘’BE-ja merr në konsideratë se Shqipëria ka kërkuar një periudhë tranzitore për t’u përjashtuar nga zbatimi i plotë i Neneve 5, 14 dhe Aneksit I, Pjesa A dhe C të Direktivës (BE) 2020/2184 mbi cilësinë e ujit të destinuar për konsum njerëzor deri në vitin 2040 ose për një periudhë 10-vjeçare pas datës së anëtarësimit në BE.

Me objektiv anëtarësimin e vendit në familjet evropiane në 2030-n, qeveria kërkon edhe 10 vite të tjera për të përmbushur të gjitha detyrimet për menaxhimin e mbetjeve të paketimit të produkteve.

Shqipëria ka kërkuar një periudhë tranzitore për t’u përjashtuar nga zbatimi i plotë i Neneve 50 dhe 52 të Rregullores për Paketimin dhe Mbetjet e Paketimit (BE) 2025/40, deri në vitin 2040 ose për një periudhë 10-vjeçare pas datës së anëtarësimit në BE’’- thuhet në dokumentin e këshillit të BE.

Trajtimi i ujërave të zeza mbetet një sfidë edhe më e madhe e cila nuk përmbushet dot nga Shqipëria para vitit 2050. Versus.al

Poll