POLITIKË /

VIDEO/ Kë po kërcënon Veliaj? Kryebashkiaku tjetër mesazh nga burgu: Kur të flas unë ti do jesh lajm i fundit!

Së fundmi, ai ka publikuar një video në TikTok, ku shkruan se për momentin është i heshtur, por paralajmëron se kur të flasë, do të ketë breaking news. (lajm i fundit)

Shkruar nga Versus
VIDEO/ Kë po kërcënon Veliaj? Kryebashkiaku tjetër mesazh
Erion Veliaj

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj i cili aktualisht ndodhet në burg, përdor shpeshherë rrjetet sociale për të shpërndarë mesazhe të koduara.

Dhe së fundmi, ai ka publikuar një video në TikTok, ku shkruan se për momentin është i heshtur, por paralajmëron se kur të flasë, do të ketë breaking news. (lajm i fundit)

"Je kaq i qetë. Modaliteti i heshtur është aktiv sepse nuk më pëlqen më. Kur te flas une ti do jesh lajm i fundit", shkruan në Tiktok Veliaj, krahas pamjeve të tij nga koha kur drejtonte bashkinë e Tiranës.

Nuk dihet se kujt i drejtohet ky mesazh apo për çfarë çështjeje bëhet fjalë, por Veliaj pretendon se informacioni që do të japë do të mbulojë faqet e mediave sapo të flasë.

Kjo nuk është hera e parë që kryebashkiaku përdor TikTok-un për të dërguar mesazhe; shpesh ai shfrytëzon trendet e rrjetit për të treguar gjendjen e tij në qeli ose për t’u përgjigjur hetimeve.

Erion Veliaj, i cili mbahet në qeli që prej 10 shkurtit, është nën akuzë për “Korrupsion pasiv” dhe “Pastrimin e parave”, vepra që dyshohet se i ka kryer në bashkëpunim me bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa. Kjo e fundit ndodhet nën masën “detyrim paraqitjeje” dhe po hetohet gjithashtu për mosdeklarim pasurie./Versus.al

 

 

Poll