Të dy kryeministrat shqiptarë do të jenë pjesë e samitit të radhës për Procesin e Berlinit që këtë herë do të mbahet në Londër më 22 tetor.
Pas përplasjes në distancë që patën lidhur me protestën e thirrur nga Rama në Tiranë në mbështetje të liderëve të UÇK-së që mbahen të arrestuar në Hagë, kjo është hera e parë që kryeministri i Shqipërisë dhe Albin Kurti do të shihen në një samit të përbashkët.
Kurti pritet të zhvillojë disa takime bilaterale me liderë të rajonit dhe të Bashkimit Evropian, si dhe të marrë pjesë në një sërë ngjarjesh të organizuara në kuadër të samitit.
Temat kryesore të samitit do të jenë siguria, zhvillimi ekonomik dhe migrimi, ndërsa liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor pritet të nënshkruajnë deklarata të përbashkëta mbi Tregun e Përbashkët Rajonal dhe bashkëpunimin në fushën e energjisë. Versus.al







