
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj, ka dërguar mesazhe nga qelia e paraburgimit në Durrës, ku ndodhet prej disa muajsh.
Ai ka publikuar një video nga koha kur ishte në zyrë, ku në dorë mban një rosak dhe lëshon një sinjal të koduar për “shokët” që e kanë tradhtuar.
“Nuk habitem që shokët e mi, vetëm me një certifikatë lindjeje dhe hidhërim brezash, po humbasin gjumin për disa postime në TikTok. Rri i zemëruar dhe mos u qetëso kurrë”, shkruan Veliaj, teksa ka zgjedhur një këngën “Mask Off”, (maskat ranë).''
Një tjetër mesazh që kryebashkiaku ka zgjedhur të përcjellë është ai ndaj “Nesti A.”, personit të panjohur që solli arrestimin e tij. Ky individ dyshohet se ka dorëzuar në SPAK një sasi materialesh komprometuese, të cilat tronditën pozicionin e Veliajt në procesin ndaj tij.
“Rosaku që po mbaj në dorë quhet Nesti A. Është i vogël, qesharak, i zhurmshëm por përballë meje duket si mizë”, shkruan Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës duke bërë të qartë se di identitetin e personit anonim që e denoncoi në SPAK dhe çoi në burg./Versus.al







