POLITIKË /

VIDEO/ Protestuesit e PD-së nisin të mblidhen para Kryeministrisë

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Protestuesit e PD-së nisin të mblidhen para Kryeministrisë

Protestuesit e Partisë Demokratike janë mbledhur përball kryeministrisë, ku do të mbahet tubimi mbrëmjen e sotme.

Në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku është bllokuar qarkullimi i makinave, janë të pranishëm deputetë të PD-së por edhe simpatizantë e qytetarë të tjerë.

Sakaq, policia ka marrë masa duke vendosur një gardh metalik te kryeministria. Theksojmë se numri i protestuesve është i pakët, jo ashtu siç pritej nga kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha. Ndërkohë protesta pritet të fillojë me vonesë.

Opozita thotë se protesta do të kërkojë dorëheqjen e ministres Belinda Balluku, nën hetim nga SPAK për skandalin miliona eurosh me tenderin e tunelit të Llogarasë. 

 

Poll