POLITIKË /

VIDEO/Rama rikthehet në foltoren e Kuvendit për rezolutën antikorrupsion, opozita përplas duart në tavolinë

Edi Rama është pritur me përplasje duarsh mbi tavolina nga deputetët e Rithemelimit gjatë fjalës së tij në Kuvend

Shkruar nga Versus

VIDEO/Rama rikthehet në foltoren e Kuvendit për rezolutën

Edi Rama është pritur me përplasje duarsh e kartonësh në tavolinë nga Rithemelimi gjatë fjalës së tij në Kuvend mbi rezolutën antikorrupsion.

Ai është shoqëruar gjatë gjithë fjalës së tij nga Foltorja me trokitje të tavolinave nga deputetët e kwsaj force politike.

Gjatë fjalës së tij Rama u shpreh se ne jemi në luftë me korrupsionin që prej 10 vitesh dhe se  Reforma në Drejtësi bashkë me SPAK-un ka patur dhe do ketë mbështetjen pa kushte të tij.

“Reforma në Drejtësi bashkë me SPAK-un që ka patur dhe do ketë mbështetjen pa kushte timen. SPAK-u është ilaçi i hidhur që o e pi o vdes. Kush e pi njëherë po e njëherë jo, jo që nuk ka shans të vevtëpastrohet por vetëm zgjas agoninë e vetë dhe tretet siç treteni ju tek rrugica e shpresës”- shtoi kryeministri./ Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: