Elbasan- Mbledhja e sotme e këshillit bashkiak u shoqërua me tensione pasi u votua për rritjen e çmimit të tarifës mbi ujin e pijshëm.
Si pasojë e pakënaqësive të krijuara, një prej qytetarëve goditi me dosje njërin prej këshilltarëve bashkiakë të PS. Ky i fundit, iu përgjigj me të njëjtën mënyrë duke e goditur me dosje mbrapsht.
Këshilltarët opozitarë thirrën qytetarët në protestë kundër votimit për rritjen me 40 % të tarifës së çmimit për ujin e pijshëm. Versus.al
