POLITIKË /

VIDEO / “Sali Berisha, të dua më shumë se babanë tim”, deklarata e demokratit në Laprakë bëhet virale

Militanti e cilëson liderin si alternativën e vetme kundër “klikës kriminale”

Shkruar nga Versus

VIDEO / “Sali Berisha, të dua më shumë se babanë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi një takim me demokratët në zonën e Laprakës, ku nuk munguan deklaratat e forta, momentet me tonus të lartë dhe shprehjet e besnikërisë e mbështetjes së madhe. 

Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët, një prej tyre mori mikrofonin dhe surprizoi të gjithë, duke deklaruar publikisht një besnikëri të jashtëzakonshme ndaj Berishës:

“Të dua shumë Sali Berisha. Të dua më shumë se babanë tim. Ky është lideri i vetmi njeri që mund t’i dalë përballë kësaj klike. Këtyre kriminelëve që po i pinë gjakun shqiptarëve. Nuk ja kam besën dhe besimin asnjë tjetri sa ta kam ty”, tha demokrati.

 
Poll