Deputeti i Partisë Demokratike, Lefter Gështenja është marrë me ambulancë nga salla plenare e Kuvendit për shkak të disa problemeve shëndetësore.
Mësohet se ligjvënësi demokrat shfaqi probleme me hernien dhe e pati të nevojshme ndërhyrjen e ambulancës që e mori për ta transportuar në spital ku edhe do të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi dhe deputeti Agron Gjekmarkaj shkuan në spital për t'u interesuar mbi gjendjen shëndetësore të Gështenjës. Versus.al
View this post on Instagram