POLITIKË /

VIDEO/ Zegjine Çaushi nuk i ndahet Bardhit: Gazo mirëmëngjes yllo! Mos pi natën se të bëhen sytë me xixa!

Përmes një tjetër video të postuar në rrjetet e saj sociale, socialistja i është drejtuar demokratit duke i thënë se natën rri duke pirë “xhin”, ndërsa ditën bën postime me kallëzime.

Shkruar nga Versus
VIDEO/ Zegjine Çaushi nuk i ndahet Bardhit: Gazo mirëmëngjes
Zegjine Caushi/ Gazment Bardhi

Kandidatja e PS për deputete në Fier, Zegjine Çaushi ka vijuar me ironitë e saj ndaj Gazment Bardhit, drejtuesit të fushatës së PD në Fier.

Përmes një tjetër video të postuar në rrjetet e saj sociale, socialistja i është drejtuar demokratit duke i thënë se natën rri duke pirë “xhin”, ndërsa ditën bën postime me kallëzime.

“Gazo, mirëmëngjesi yllo si mu gdhive sot? Se ti më rri dhe vonë natën dhe më pi xhin me Gentin tek më tek me sytë me xixa. Populli thotë se ata që shëtisin në 2 të natës nuk merren me punë të mira. Po fushatë do bësh o Gazo, apo vetëm postime me kallëzime. Njerëz do takosh Gazo apo hiç se nuk ka njeri që ta hap derën. Vetmia e madhe e Gazit as luani nuk është vetëm. 5 Gazo mos harro”, thotë kandidatja e socialistëve për zgjedhjet e 11 Majit në qarkun e Fierit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Versus.al (@versusalbania)

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: