POLITIKË /

Vijojnë replikat në distancë, Basha-Ramës: Ça frikacaku je mor burrë! Vure Doktorin të më sulmojë mu?

Basha është shfaqur sërish në makinë, teksa i drejtohet Ramës, duke aluduar se kryeministri ka porositur Sali Berishën që ta sulmojë.

Shkruar nga Versus
Vijojnë replikat në distancë, Basha-Ramës: Ça
Lulzim Basha

Kreu i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha ka vijuar edhe sot replikat në distancë me kryeministrin Edi Rama, përmes videove “selfie”.

Basha është shfaqur sërish në makinë, teksa i drejtohet Ramës, duke aluduar se kryeministri ka porositur Sali Berishën që ta sulmojë.

“O Rame, ça frikacaku je mor burr, ke vënë doktorin me më sulmu mu? A ça je, ça je. U mërzit doktori që i sulmoi partnerin e? Po dil vetë në fushë mo burr, doktori 81-vjeç, dil vetë në fushë. Thuj doktorit, merrem unë me Bashën. Siç jeni marrë më parë me mu. Ngele duke kërku ndihmë me Rame, po s’ka derman se 7 e 7 = 131 mo Rame”, thotë Basha.



 

Poll