POLITIKË /

Votat preferenciale në Tiranë: Blendi Gonxhja më i votuari, garë e ngushtë mes Orlando Rakipit dhe Xhemal Qefalisë

Në krye të listës së më të votuarve ndodhet Blendi Gonxhja, i cili ka marrë thuajse 16 mijë vota, duke e bërë atë kandidatin më të preferuar nga elektorati socialist në Tiranë. Pas tij renditet ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, i ndjekur nga Erion Braçe dhe Fatmir Xhafaj.

Shkruar nga Versus

Votat preferenciale në Tiranë: Blendi Gonxhja më i votuari,

Kur janë numëruar 970 nga 1282 kutitë e votimit në qarkun e Tiranës, panorama e votave preferenciale brenda listës së Partisë Socialiste po bëhet gjithnjë e më e qartë, duke ndarë qartësisht kandidatët që kanë marrë mbështetje të fortë nga ata që rrezikojnë të mos jenë më pjesë e Parlamentit të ardhshëm.

Në krye të listës së më të votuarve ndodhet Blendi Gonxhja, i cili ka marrë thuajse 16 mijë vota, duke e bërë atë kandidatin më të preferuar nga elektorati socialist në Tiranë. Pas tij renditet ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, i ndjekur nga Erion Braçe dhe Fatmir Xhafaj.

Një garë e ngushtë po zhvillohet mes deputetëve Orlando Rakipi dhe Xhemal Qefalia, me këtë të fundit që aktualisht ka një avantazh prej rreth 400 votash.

Ndërkohë, dy zonjat që aktualisht rezultojnë brenda listës fituese janë Anila Denaj dhe Blerina Gjylameti.

Nga ana tjetër, disa figura të njohura të PS-së rezultojnë me numër më modest votash. Mimi Kodheli ka marrë deri tani 3159 vota, e ndjekur nga Ermonela Felaj me 2952. Në pozita të pasigurta për një mandat tjetër janë gjithashtu Pandeli Majko, Klotilda Bushka dhe Toni Gogu.

Procesi i numërimit nuk është mbyllur ende, ndërsa pas kutive të votimit pritet të numërohen edhe 42,384 vota të Diasporës, të cilat mund të ndikojnë në rezultatet përfundimtare./Versus.al

Votat preferenciale në Tiranë: Blendi Gonxhja më i votuari,

 

Poll