Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka gati tre skenarë për votimin elektronik në zgjedhjet e 11 majit. Tre draftet do t’u vendosen në tavolinë partive politike për të nisur negociatat mbi qendrat zgjedhore se ku do të zbatohet votim elektronik.
Duke qenë se Partia Demokratike si forca më e madhe opozitare ka refuzuar që votimi elektronik të kryhet në nivel qarku, KQZ ka propozuar votim elektronik vetëm në disa njësi administrative.
Skenari 1, me propozim të KQZ parashikon votim elektronik në Njësia Administrative nr.1, nr.3, nr.5, nr.8, nr.9, nr.10 të Bashkisë Tiranë, si edhe njësitë Administrative, Bërxull, Prezë dhe Vorë të Bashkisë Vorë.
Skenari 2 parashikon votim dhe numërim elektronik njësinë Administrative nr.2, nr.3, nr.5, nr.9, nr.10 të Bashkisë Tiranë, si edhe njësitë Administrative, Bërxull, Prezë dhe Vorë të Bashkisë Vorë.
Skenari 3 parashikon, votim dhe numërim elektronik në njësinë administrative nr.5 dhe nr.10 të Bashkisë Tiranë, njësitë administrative, Bërxull, Prezë dhe Vorë të Bashkisë Vorë, si edhe shtrirjen në rajonet 1,2,3,4,5 të Bashkisë Durrës.
Për herë të parë, votimi dhe numërimi elektronik u zbatua në zgjedhjet e vitit 2021 në njësinë 10 të Tiranës. Ndërsa në zgjedhjet lokale të vitit 2023 u përdor në bashkitë Kamëz, Elbasan dhe Vorë ku dolën fitues kandidatët e PS.
SKENARI 1
Njësia Administrative nr.1,
Njësinë Administrative nr.3,
Njësinë Administrative nr.5,
Njësinë Administrative nr.8,
Njësinë Administrative nr.9,
Njësinë Administrative nr.10 të Bashkisë Tiranë
Njësitë Administative, Bërxull, Prezë dhe Vorë të Bashkisë Vorë
SKENARI 2
Njësinë Administrative nr.2,
Njësinë Administrative nr.3,
Njësinë Administrative nr.5,
Njësinë Administrative nr.9,
Njësinë Administrative nr.10 të Bashkisë Tiranës
Njësitë Administative, Bërxull, Prezë dhe Vorë të Bashkisë Vorë
SKENARI 3
Njësinë Administrative nr.5
Njësinë Administrative nr.10 të Bashkisë Tiranë
njësitë administative, Bërxull, Prezë dhe Vorë të Bashkisë Vorë
Rajonet 1,2,3,4,5 të Bashkisë Durrës. Versus.al








