POLITIKË /

Zgjedhjet e 11 majit/ Shërbime masazhi dhe akomodim në hotel luksoz, LaCivita u pagua 'majmë' dhe nga Fatmir Mediu

Nga raporti për shpenzimet dhe të ardhurat që Mediu ka dorëzuar në KQZ, evidentohet se ai ka paguar 1100 euro akomodim e masazhe indian për Chris LaCivita.

Shkruar nga Versus
 
Zgjedhjet e 11 majit/ Shërbime masazhi dhe akomodim në hotel luksoz,
Chris LaCivita dhe Fatmir Mediu

Konsulenti amerikan Chris LaCivita, i cili u angazhua nga Sali Berisha për fushatën e 11 majit, ka përfituar gjithashtu nga kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, i cili ka paguar për të shërbime luksi si akomodimi në hotele në Tiranë dhe sesione masazhesh.

Nga raporti për shpenzimet dhe të ardhurat që Mediu ka dorëzuar në KQZ dhe të siguruara nga Shqiptarja.com, evidentohet se ai ka paguar 1100 euro akomodim e masazhe indian për Chris LaCivita.

Po ashtu, Mediu ka paguar edhe 1100 euro për Paul Manafort dhe 82 mijë lekë për Stewart James Jackson.

Akomodim në Hotel (Maj 2025): 

-Fatura për Stewart James Jackson: 81,312.00 ALL (kryesisht akomodim). 

-Fatura për Paul Manafort: 112,116.00 ALL (akomodim dhe shërbime të tjera). 

-Fatura për Chris LaCivita: 118,916.00 ALL (akomodim, bar dhe shërbime masazhi).

Partia Republikane e Fatmir Mediut ka shpenzuar 118 mijë euro gjatë fushatës së 11 majit.

Nga këto, 50 mijë euro kanë shkuar për financimin e mitingjeve në bashkëpunim me PD.

Fatmir Media ka kontraktuar një kompani amerikane për zgjedhjet e 11 majit, për të bërë strategjinë e rrjeteve sociale.

Në raportin që ka dorëzuar në KQZ, thuhet se Mediu ka paguar 35 mijë euro kontratën e PR me Harris Media./Versus.al

Poll