POLITIKË /

Zgjedhjet e 2025-ës, Rama zbardh skemën për kandidatët për deputetë: Ata me më shumë mandate, do jenë në listat e hapura

Sekretari i Përgjithshëm, Blendi Klosi dhe kandidatë të rinj për deputetë do të garojnë në listat e mbyllura në zgjedhjet parlamentare të 2025-ës.

Shkruar nga Versus

Zgjedhjet e 2025-ës, Rama zbardh skemën për kandidatët

Kreu i qeverisë Edi Rama hapi mbledhjen e Asamblesë së PS-së që mbahet sot në Durrës duke bërë me dije një lajm tepër të rëndësishëm sa i takon listave për deputetë.

Ai tha se nga 187 kandidatë në listat për deputetë të PS, 47 prej tyre do të jenë të rinj që do të garojnë në lista të mbyllura, ndërsa tha se ai vetë dhe deputetë të cilët kanë më shumë se një mandat të fituar, do të garojnë me lista të hapura për t’u lënë mundësi qytetarëve të votojnë sipas preferencës së tyre. Në këtë mënyrë, Rama sfidon deputetët e vjetër mbi pëlqyeshmërinë e tyre në popull. 

"Këtë herë në bazë të ligjit të ri zgjedhor pjesëtarët e përfaqësueses sonë do të jenë 187.  140 në listën e votimit për garën e hapur  në popull dhe 47 në listën e mbyllur të partisë. Ajo që sot dua të ndaj me ju është se më e mira është që deputetët me më shumë se një mandat pa përjashtuar edhe drejtuesit e qarqeve të jenë në garë të hapur. Në listën e mbyllur do jenë pak prej tyre që do kenë detyra koordinuese si psh sekretari i përgjithshëm. Kjo do të thotë se pjesa kryesore e listës së mbyllur do jenë deputetë me vetëm një mandat dhe të rinj e të reja që do fitojnë vendin në atë listë duke spikatur prej sot e deri në shkurt në garën individuale nga brenda partisë. Si gjithnjë kur flas për të rinj nuk kam parasysh vetëm moshën por forcat e reja për ndryshim"- deklaroi kryeministri. 

Më tej ai u ndal tek akuzat që opozita i bën vazhdimisht qeverisë për përdorimin e pushtetit dhe blerjen e votave për të fituar zgjedhjet, duke u shprehur se demokratët nuk kanë mbjellë besim tek populli që t'i votojë. 

"Disa thonë se ne fitojmë se përdorim pushtetin për të marrë votat madje thonë se ne i blejmë votat. Disa thonë se ne kemi fituar deri tani se nuk kanë pasur alternativë njerëzit. Të tjerë shkojnë më tutje duke thënë se ne fitojmë se sipas tyre Shqipëria është diktaturë dhe se ndërkombëtarët mbyllin gojën se duan vetëm stabilitet në vend dhe të tjera budallëqe të guximshme si këto. Vërejeni me vëmendje, të gjithë këta bashkohen në pikën se në Shqipëri nuk ka zgjedhje përderisa i fitojmë vetëm ne. Por të gjithë bashkë janë njësoj sepse i përkasin të njëjtës rrugë të vjetër otomane dhe janë aq njësoj në disa gjëra. Saqë çdo njeri i arsyeshëm që sheh me sytë e vetë, e kupton përse ne fitojmë dhe do fitojmë përsëri. Ndërsa kundërshtarët tanë vetëm humbin dhe do të humbin përsëri. Fjala vjen, ata zgjohen më vonë sesa ne dhe flenë më herët sesa ne. Ata flasin më shumë sesa ne dhe për çdo gjë që flasin nuk dinë më shumë sesa ne. Merren vetëm me fjalë për të helmuar poplin kundër nesh. Nuk bëjnë punë që të mbjellin besim në popull"- theksoi Rama në nisje të fjalës së tij në mbledhjen e Asamblesë së PS. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: