Kreu i qeverisë, Edi Rama ka mbërritur pak më parë në takimin që kishte thirrur me strukturat e Partisë Socialiste lidhur me organizimin e zgjedhjeve të parakohshme në 6 bashki të vendit, përfshirë edhe Tiranën.
Vëmendja më e madhe e socialistëve është në Tiranë, ku edhe është shpallur kandidatja Ogerta Manastirliu. Të pranishëm në mbledhjen e sotme janë edhe ministrat dhe deputetët e qarkut të Tiranës.
Ndërkohë, nga opozita ende nuk ka një emër konkret për kandidatin që do të kenë në zgjedhjet e parakohshme të Tiranës. Takimet po vijojnë dhe sipas nënkryetarit Luçiano Boçi, pritet që brenda 72 orëve të ardhshme të kenë një emër konkret. Versus.al







