POLITIKË /

Begaj dekretoi 9 nëntorin për zgjedhje të parakohshme 6 bashki, KQZ: Kandidatët, 8 ditë kohë për fushatë elektorale

Shkruar nga Versus
Begaj dekretoi 9 nëntorin për zgjedhje të parakohshme 6 bashki,
Kryekomisioneri zgjedhor, Ilirjan Celibashi dhe presidenti Bajram Begaj

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar afatet proceduriale për zgjedhjet e parakohshme lokale që pritet të mbahen në 6 bashkitë: Tiranë, Tepelenë, Vlorë, Berat, Mat dhe Cërrik.

Miratimi ka ardhur pasi presidenti Bajram Begaj dekretoi datën 9 nëntor për mbajtjen e zgjedhjeve lokale të pjesshme në këto bashki të cilat janë aktualisht padrejtues.

Sipas projekt aktveve të përgatitura nga KQZ, fushata për zgjedhjet e pjesshme në këto 6 bashki do të nisë më 1 nëntor duke u lënë kandidatëve 8 ditë kohë për të bërë fushatë zgjedhore.

Ndërkohë në Tiranë, procesi mbetet ende i konstatuar nga palët pasi kryebashkiaku i shkarkuar Erion Veliaj ka ankimuar vendimin e shkarkimit të tij në Kushtetuese si dhe dekretin e Begajt për zgjedhjet e parakohshme në Tiranë. Versus.al

 

Poll