POLITIKË /

Begaj dekretoi datën e zgjedhjeve në Tiranë, Veliaj i drejtohet sërish Gjykatës Kushtetuese për pezullim

Shkruar nga Versus
Begaj dekretoi datën e zgjedhjeve në Tiranë, Veliaj i drejtohet
Erion Veliaj, Bajram Begaj dhe dekreti për zgjedhje në Tiranë dhe 5 bashki

Çështja e zgjedhjeve të parakohshme për bashkinë Tiranë duket se deri më tani ka krijuar një ngërç kushtetues mes presidentit dhe Gjykatës Kushtetuese.

Kjo e fundit mori në shqyrtim ankimin e Erion Veliajt për shkarkimin e tij nga detyra duke bërë që procesi zgjedhor për këtë bashki të pezullohej deri në një vendim të nxjerrë nga gjykata. Por përkundër gjithë gjasave, presidenti Bajram Begaj pasi Rama i dorëzoi vakancën e Tiranës dekretoi datën 9 nëntor për zgjedhje të parakohshme në kryeqytet dhe 5 bashki.

Burime bëjnë me dije se Erion Veliaj do të kërkojë në Gjykatën Kushtetuese pezullimin e dekretit të Bajram Begaj për zgjedhjet e parakohshme. Avokatët do të bazohen në nenin 45 të ligjit për Gjykatën Kushtetuese i cili thotë se Gjykata, kryesisht ose me kërkesë të palës, mund të pezullojë një akt kur vlerëson se zbatimi i tij mund të sjellë pasoja.

Më 25 shtator, qeveria shkarkoi nga detyra Erion Veliajn me kërkesë të Këshillit Bashkiak. Pas 4 ditësh kryebashkiaku ankimoi në Gjykatën Kushtetuese vendimin e Qeverisë. Sipas Veliajt, nuk është marrë në konsideratë neni 115 i Kushtetutës që parashikon se kryebashkiaku mund të shkarkohet vetëm nëse kryen shkelje të rënda. Ai e ka argumentuar mungesën e tij në punë me faktin se ndodhet i paraburgosur që prej shkurtit me urdhër të SPAK dhe mungesa në detyrë nuk ka qenë e vullnetshme. Versus.al

Poll