POLITIKË /

Zgjidhet kryetari i ri i PDK-së, Bedri Hamza ishte kandidati i vetëm

Shkruar nga Versus
Zgjidhet kryetari i ri i PDK-së, Bedri Hamza ishte kandidati i vetëm
Bedri Hamza kryetari i ri i PDK

Bedri Hamza u zgjodh kryetari i ri i Partisë Demokratike të Kosovës, gjatë konventës së mbajtur pasditen e sotme (17 nëntor).

Hamza arriti të merrte shumicën e votave dhe nuk kishte rival, duke marr kështu drejtimin e PDK-së, pas dorëheqjes së Memli Krasniqit në 12 nëntor.

62 vjeçari Hamza, ka shërbyer më parë dy herë si ministër i Financave i Kosovës, dhe në katër vitet e fundit drejtoi komunën e Mitrovicës së Jugut.

Në zgjedhjet e fundit parlamentare të mbajtura më 9 shkurt, ai ishte kandidati i PDK-së për kryeministër.

Hamza ishte politikani i vetëm që shpalli kandidaturën për të udhëhequr partinë e dytë më të madhe në vend aktualisht.

Shumë anëtarë të PDK-së, nuk ishin dakord që të mblidhje Konventa pesë ditë pasi Krasniqi njoftoi dorëheqjen të mërkurën e kaluar.

Një ndër ta ishte Enver Hoxhaj, i cili pak vite më parë ka drejtuar Partinë Demokratike të Kosovës, duke shtuar se mbajtja e Konventës kaq shpejt ishte e gabuar, pasi Hamza nuk do të merrte mbështetje të plotë për të qenë pjesë e garës dhe drejtimin e kësaj partie në zgjedhjet e ardhshme.

“PDK-ja ka nevojë për drejtim të ri, jo për skema të vjetra, ka nevojë për vizion të ri, jo për ndërrim rolesh. Ky është momenti për t’ia hapur rrugën ndryshimit të vërtetë”, shkruan Hoxhaj në Facebook.

Gjatë konventës, ai deklaroi se gara u mbajt në kushte të pabarabarta, prandaj zgjodhi të mos ishte pjesë e garës.

Poll