AKTUALITET /

Bie nga shtylla e tensionit të lartë, vdes punëtori i huaj në Patos

Një incident tragjik ka ndodhur në fshatin Ruzhdi, në Patos, ku një punëtor egjiptian ka humbur jetën pas rënies nga një lartësi e madhe.

Shkruar nga Versus
Bie nga shtylla e tensionit të lartë, vdes punëtori i huaj

Një incident tragjik ka ndodhur në fshatin Ruzhdi, në Patos, ku një punëtor egjiptian ka humbur jetën pas rënies nga një lartësi e madhe.

Sipas informacioneve paraprake, punëtori, i cili ishte rreth 40 vjeç, po punonte në një shtyllë të tensionit të lartë kur ndodhi incidenti i rëndë.

Dyshohet se punëtori mund të ketë pësuar një arrest kardiak gjatë punës, që mund të ketë shkaktuar humbjen e kontrollit dhe rënien e tij nga lartësia.

Patos/Informacion paraprak

Në spitalin rajonal të Fierit, mbasditen e sotme është dërguar pa shenja jete, shtetasi egjiptian M. S., 37 vjeç, punëtor në një kompani për vendosjen e shtyllave te tensionit, e cila aktualisht po kryen punime në fshatin Ruzhdije, Patos.

Nga hetimet paraprake dyshohet se shtetasi M. S., duke punuar për vendosjen e shtyllave të tensionit,  ka rënë nga lartësia, dhe për pasojë ka humbur jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në ambjentet e Komisariatit personat përgjegjës për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Poll