
Në seancën e sotme të komisionit për Reformën Zgjedhore u zhvillua një seancë dëgjimore me kreun e SPAK, Klodian Braho i cili foli për problematikat që janë konstatuar përgjatë 3 proceseve zgjedhore në vend të mbajtura që prej 2021-it.
Braho tha se shitblerja e votës, presioni ndaj administratës dhe financimi i fushatave, mbeten problematika të përsëritura të cilat vazhdimisht nënvizohen edhe në raportet e OSBE.
“Nga vlerësimi i 3 cikleve zgjedhore, zgjedhjet e 2021, 2023 dhe 2025 shfaqet panormë e qartë e problematikave që paraqiten në këtë fushë. Raportet e OSBE ka evidentuar në mënyrë të përsëritur shqetësime që lidhen me shitblerjen e votës, presioni ndaj zgjedhësve dhe punonjësve publikë, përdorimi i burimeve administrarive, financimi i fushatës"- tha Braho mes të tjerash. Versus.al

