POLITIKË /

Ndërtimi i "Rozafa Tower", Rama nga Shkodra: Me akset e Korridorit Blu, për 40 minuta arrini në Tiranë

Rama tha se akset e reja rrugore do të ndikojnë në zhvillimin e turizmit.

Shkruar nga Versus
Ndërtimi i "Rozafa Tower", Rama nga Shkodra: Me akset e
Kryeministri Edi Rama

Shkodër- Në kryeqendrën e veriut zhvillohet sot konkursi ndërkombëtar për ndërtimin e projektit “Rozafa Toëer”. Në konkurs marrin pjesë 5 studio të mirënjohura europiane të cilat paraqesin projekt-idetë e tyre para jurisë.

I pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama i cili teksa mbajti një fjalim për rëndësinë e këtij projekti, foli edhe për akse të tjera rrugore, pjesë të Korridorit Blu të cilat sipas tij do të lidhin Shkodrën me Tiranën për rreth 40 minuta ndërsa Shkodrën me Vlorën për 2 orë udhëtim.

“Ky projekt është pjesë e një vizioni më të gjerë që kombinon së bashku investime publike për Shkodrën dhe këtë territori që shkon lart në Thethin e mrekullueshëm që shtrihet deri në kufirin me Malin e Zi. Patjetër duke konsideruar domosdoshmërinë e një lidhjeje të shpejtë të sigurt të Shkodrës me veriun apo Tiranën dhe jugun kryesore mbetet sfida për ndërtimin deri në Murriqan të Korridorit Blu që ka një segment të përfunduar në aksin Thumanë Kashar por do vijojë me segmente të tjera që do lidhin Balldrenin me Milotin, Murriqanin edhe Balldrenin me Thumanën. Për të gjitha këto i kemi të qartë edhe hapat dhe një pjesë të rëndësishme të punës edhe për projektet e kemi bërë dhe për pak ditë do lidhen kontratat e reja për segmente të reja nga Kashari në Rrogozhinë, në Fier e kështu koha e lidhjes së Shkodrës me Tiranën brenda kësaj dekade do jetë 40 minuta, ndërkohë koha e lidhjes së Shkodrës me jugun do të jetë sa ç’është koha e lidhjes me Tiranën, ndërsa deri në Vlorë për 2 orë”- u shpreh Rama ndër të tjera. Versus.al

Tags:

edi rama

Poll