AKTUALITET /

VIDEO/ Shpulla ndaj të riut, pezullohet drejtori i Policisë Rrugore, Altin Qato, nis hetimi ndaj tij

Shpulla ndaj të riu në Thumanë i ka kushtuar pezullimin nga detyra, drejtorit të Policisë Rrugore Altin Qato.

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Shpulla ndaj të riut, pezullohet drejtori i Policisë Rrugore,

Shpulla ndaj të riu në Thumanë i ka kushtuar pezullimin nga detyra, drejtorit të Policisë Rrugore Altin Qato.

Ndërkaq, policia në një njoftim të saj, thotë se ka shoqëruar dy të rinjtë që ishin në makinë, E. Q. 36 vjeç, dhe Gj.K, 36 vjeç  janë shoqëruar në ambientet e Policisë dhe në përfundim të veprimeve janë proceduar penalisht për “Mosbindjes ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Njoftimi i Policisë së Shtetit:

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku, sapo është njohur me një video të publikuar në rrjete sociale dhe në media, ka urdhëruar menjëherë Drejtorinë e Standardeve Profesionale në DPPSH, për pezullimin paraprak nga detyra të Drejtorit të Policisë Rrugore Drejtues i Parë A. Q.

Gjithashtu, ndaj tij ka filluar hetimi disiplinor për shkelje të rëndë disiplinore, të parashikuar nga neni 204, pika 2, germa “a”, e rregullores së Policisë së Shtetit,  "Sjellja e rendë diskredituese”. Hetimi disiplinor do të kryhet në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore.

Sqarojmë opinionin publik se qytetarët që shfaqen në video nuk ishin pjesë e protestës që po zhvillohej nga banorët e zonës në aksin rrugor Thumanë -Kashar, por udhëtonin me mjetin e tyre  në drejtim të Tiranës, duke kryer manovra në rrugë dhe kundërshtuar e ofenduar  punonjësit të Policisë Rrugore, të cilët i kanë këshilluar për të ulur shpejtësinë dhe për të qëndruar në rradhë deri sa të normalizohej lëvizja. Edhe pas këshillimit nga ana e punonjësve të Policisë Rrugore, këta shtetas kanë vijuar t’i bien pa pushim sistemit zanor të automjetit, duke shkaktuar shqetësim te përdoruesit e tjerë të rrugës dhe njëherazi irritim të tyre.

Shtetasit E. Q. 36 vjeç, dhe Gj.K, 36 vjeç  janë shoqëruar në ambientet e Policisë dhe në përfundim të veprimeve janë proceduar penalisht për “Mosbindjes ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

 

Poll