BOTA /

Fake news, s*ksizëm dhe teori konspirative: Jeta e çiftit Macron nën sulm

Brigitte Macron ka qenë protagoniste në një sërë teorish konspiracioni vitet e fundit, duke shkuar aq larg sa ka ndërmarrë veprime ligjore kundër thashethemeve të rreme se ajo është transgjinore.

Shkruar nga Versus

Fake news, s*ksizëm dhe teori konspirative: Jeta e çiftit Macron

Që kur ka mbërritur në Elize, Emmanuel Macron është vënë në shënjestër të një “makinerie balte” që synon jetën e tij private, përmes teorive konspirative, videove të nxjerra jashtë kontekstit, aluzioneve seksiste dhe akuzave të çuditshme. Bëhet fjalë për një fushatë diskreditimi që zhvillohet mes rrjeteve sociale dhe mediave armiqësore, e ushqyer nga rrethe ekstremiste dhe kanale konspirative.

Gjatë udhëtimit të tij në Kiev, një skenë e thjeshtë ku Macron vendoste një shami në xhep u interpretua nga disa përdorues si “provë” e përdorimit të kokainës. Por është pikërisht në sferën më intime të presidentit francez ku dezinformimi godet më fort.

Kështu, një “grindje” me Brigitte Macron – që sipas presidentit ishte thjesht një shaka mes çiftit, ndodhur në shkallët e avionit në Hanoi – mjaftoi për të ndezur një tjetër stuhi virale në rrjet.

 

 
 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Versus.al (@versusalbania)

Gjithashtu dhe Zonja e Parë e Francës është shndërruar në figurën simbolike të kësaj epoke të re të urrejtjes digjitale. Një çift tepër modern për disa rrethe konservatore, të cilat nuk kanë pranuar kurrë diferencën 25-vjeçare në moshë, as biografinë jo të zakonshme të Brigitte Macron, e cila e njohu Emmanuel-in e ri kur ishte mësuesja e tij e teatrit në gjimnazin katolik të Amiens.

"Jemi një çift normal. Ndonjëherë nuk biem dakord. Kam ndikimin që një bashkëshorte mund të ketë te burri i saj", ka rrëfyer Brigitte.

Megjithatë, ky është një çift që vazhdimisht përballet me aludime vulgare, thashetheme për tradhti, komente për pamjen fizike të zonjës së parë, si dhe batuta për virilitetin e presidentit. Gjatë fushatës së parë për Elize, Macron u detyrua të mohonte publikisht thashethemet mbi orientimin e tij seksual.

Në vitet e fundit, urrejtja ka marrë trajtën e një teorie komploti të mirëstrukturuar dhe virale: Brigitte, sipas kësaj teorie, do të ishte "lindur burrë" dhe do të kishte marrë identitetin e motrës së saj Brigitte, e cila thuhet se ka vdekur në rrethana misterioze. Dy personat që përhapën këtë lajthitje u dënuan për shpifje. Por makineria e dezinformimit nuk u ndal. Kjo teori konspirative u përhap edhe në SHBA nga Candace Owens, një influencuese pro-Trumpit, me miliona ndjekës në X dhe YouTube.

Pas kësaj obsesioni komplotist fshihen transfobia, mizogjinia dhe një dhunë simbolike që nuk godet vetëm gruan, por të gjithë çiftin presidencial si një simbol i një modeli që nuk përputhet me normat tradicionale. Deri tani, Zonja e Parë ka zgjedhur të qëndrojë në heshtje, duke ia lënë përgjigjet përmes avokatëve të saj.

Në mbrojtje të saj ka dalë publikisht vajza, Tiphaine Auzière, e cila komentoi:
"Këto lajme të rreme janë në të njëjtin nivel me ato që përhapin ata që besojnë se jemi të qeverisur nga reptilianët apo që Toka është e sheshtë."/Versus.al

 

Poll