AKTUALITET /

Tritol banesës në Elbasan, jetonin me qira dy gra! Plagoset i riu që jetonte në hyrjen përballë

I plagosur ka mbetur një 26 vjeçar që jetonte në hyrjen përballë derës ku ndodhi shpërthimi.

Shkruar nga Versus

Tritol banesës në Elbasan, jetonin me qira dy gra! Plagoset i riu

Elbasan- Një sasi tritoli ka shpërthyer në derën e apartamenti në një pallat të lagjes “Haxhias”. Mësohet se banesanë katin e katërt, ishte në pronësi të 59 vjeçarit B.B.

Ndërkohë në banesë jetonin me qira dy gra. Si pasojë e shpërthimit, u dëmtua aksidentalisht edhe 26 vjeçari i identifikuar si E.Th i cili jetonte në banesën përballë hyrjes ku ndodhi shpërthimi.

Deri më tani, nuk dihen motivet e shpërthimit, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të detajeve. Versus.al

Tags:

tritol

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për tre nga të arrestuarit në kuadër të megaoperacionit të SPAK për goditjen e trafikut ndërkombëtar të drogës dhe pastrimit të parave.

Në seancën për vlerësimin e masave të sigurisë, gjykata vendosi të mbajë në burg Orest Sotën, Orgest Birçajn dhe Dritan Agën. Ndërkohë, për Gëzim Islamin u vendos lirimi për arsye shëndetësore kundrejt një garancie pasurore prej 100 mijë eurosh.

Katër të arrestuarit dolën para Gjykatës së Posaçme këtë të shtunë, ndërsa seanca nisi në orën 09:00. Procesi u ndërpre për rreth dy orë pas kërkesës së avokatëve mbrojtës, të cilët kërkuan kohë për t’u njohur me aktet hetimore të dosjes.

Pas rifillimit të gjykimit, trupa gjykuese shqyrtoi kërkesat e palëve dhe vendosi masat e sigurisë për secilin prej të dyshuarve.

Në sallëne gjyqit ishin të pranishëm kreu i SPAK, Altin Dumani, prokurorja Elida Kaçkini dhe gjyqtarja Flojera Davidhi.

Megaoperacioni i SPAK ka në fokus goditjen e grupeve të përfshira në trafikun ndërkombëtar të narkotikëve dhe skemat e dyshuara të pastrimit të parave përmes investimeve në sektorin e ndërtimit. Hetimet për këtë çështje vijojnë.Versus.al