AKTUALITET /

Shëtiste turistët e huaj pa pasur licensë, bllokohet jahti në Karaburun! Gjobë “e majme” për pronarin

Jahti që përdorej për të çuar turistët në Karaburun, nuk kishte dokumentacionin e nevojshëm.

Shkruar nga Versus
Shëtiste turistët e huaj pa pasur licensë, bllokohet jahti
Jahti i bllokuar nga policia në Karaburun

Vlorë- Policia ka bllokuar një jaht që përdorej për të vizituar Karaburunin pasi u verifikua se nuk kishte çertifikatën e operatorit turistik detar.

Pronari i jahtit është gjobitur me 100 mijë lekë gjobë. Ndërsa në momentin e ndalimit, brenda jahtit ndodheshin 10 turistë të huaj. 

“Shërbimet e Policisë Kufitare e kanë ndëshkuar drejtuesin e mjetit lundrues, shtetasin A. T, me masën administrative 100 000 lekë të rinj, bazuar në ligjin nr. 43/2020 "Për operatorët turistikë detarë", pasi rezultoi se nuk ishte i pajisur me Certifikatën e Operatorit Turistik Detar, për të ushtruar aktivitetin me mjetin lundrues jaht, në bordin e të cilit u konstatuan 10 turistë të huaj”- njofton policia. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: