
Një incident i përfunduar fatmirësisht pa të lënduar ka ndodhur në avionin e “Air Albania” i nisur drejt Stambollit.
Siç bëhet e ditur, një shtetas indian i deportuar ka hapur derën e emergjencës së avionit duke lëshuar edhe alarmin.
Menjëherë avioni është kthyer për në Rinas ku edhe ka bërë ulje emergjente.
Mësohet se nuk ka pasur probleme me udhëtarët të cilët përveç tronditjes momentale nuk kanë probleme shëndetësore.
Ndërkohë që pritet të riparohet dera e emergjencës, që avioni të ngrihet në fluturim sërish.








