
Miliarderi Elon Musk i ka dalë në mbrojtje politikave të ndjekura nga qeveria e djathtë e drejtuar nga Giorgia Meloni në zbatim të planit të saj për frenimin e emigracionit të paligjshëm.
Nëpërmjet një reagimi në rrjetin e tij social “X”, Musk ka ndërhyrë duke folur për gjyqtarët e seksionit të emigracionit në Romë të cilët dje anuluan transferimin e emigrantëve në Shqipëri, duke i marrë mbrapsht 7 emigrantët që mbërritën në kampin e Gjadrit.
"Këta gjyqtarë duhet të ikin" shkruan multimilarderi në rrjetin e tij social.
Elon Musk i cili mori një popullaritet shumë të madh pas ndihmës që i dha Donald Trump në rizgjedhjen e tij në krye të SHBA, është shprehur edhe më parë për çështjet e emigracionit si në Itali ashtu edhe në vende të tjera.
"Është skandaloze që ai po përballet me gjyq për zbatimin e ligjit," kishte shkruar ai në platformën X, duke komentuar një postim mbi Matteo Salvinin nga opinionistja e së djathtës holandeze Eva Vlaardingerbroek.
Ai e ka shprehur hapur shumë herë mbështetjen për të djathtën italiane, të udhëhequr nga Giorgia Meloni dhe aleatët e saj, nuk është vetëm virtuale. Në dhjetorin e kaluar, ai mori pjesë në festën e organizuar nga të rinjtë e partisë Fratelli d’Italia. Musk u shfaq me njërin nga njëmbëdhjetë fëmijët e tij në krah dhe bëri thirrje për rritjen e lindshmërisë, duke u drejtuar italianëve dhe vendeve të tjera të industrializuara që të bëjnë më shumë fëmijë. Ai paralajmëroi se, nëse nuk ndodh kultura italiane, ajo japoneze dhe franceze rrezikojnë të zhduken. Musk theksoi se rënia e lindshmërisë nuk mund të zgjidhet përmes migracionit. Versus.al







