Unpublished /

QSUT 90 minuta pa drita, ende s'dihet pse nuk funksionoi gjeneratori, shefi i Reanimacionit: Zhvendosëm 10 pacientë

Shkruar nga Versus

QSUT 90 minuta pa drita, ende s'dihet pse nuk funksionoi gjeneratori, shefi

Mbrëmjen e djeshme, një pjesë e madhe e kryeqytetit mbeti pa energji elektrike për rreth 90 minuta pas një defekti të ndodhur në një shtyllë elektrike që mbulonte disa prej zonave më kryesore të Tiranës. Por skandali qëndron në faktin se edhe në QSUT nuk pati energji elektrike për një orë e gjysmë, gjë që mund të kishte rezultuar fatale sidomos për pacientët në reanimacion.

Ende nuk dihen arsyet përse gjeneratori dhe sistemet rezervë nuk u ndezën menjëherë. Sot shefi i shërbimit të Reanimacionit, Krenar Lilaj gjatë një komunikimi për mediat sqaroi se ndërprerja e energjisë elektrike nuk shkaktoi asnjë komplikacion në trajtimin e pacientëve. Ndërsa nënvizoi se 10 prej tyre ishin zhvendosur për të marrë asistencë respiratore. Lilaj nuk u përgjigj lidhur me arsyen përse gjeneratorët nuk funksionuan menjëherë.

"Ndërprerja e energjisë zgjati disa minuta, nga informacionet që morëm bëhej fjalë për një defekt të rëndë dhe rikthimi i energjisë ishte i pakonfirmuar, në këto kushte për të shmangur rënien e apo mosfunksionimin e njëkohshëm të aparateve aspiratore, vendosëm kalimin e të sëmurëve në godinën tjetër të spitalit. Zhvendosja e u bë vetëm 20 metra më larg duke siguruar vazhdimin e trajtimit. Vendosëm që të transportojmë vetëm 10 të sëmurë, 9 të cilët ishin në respiracion të drejtuar", deklaroi Lilaj.

Gjithashtu bëri me dije se vdekja e të dënuarit Mihal Mërkuri mëngjesin e sotëm nuk lidhet me ndërprerjen e energjisë elektrike në godinë, por me gjendjen e tij të rënduar. Versus.al

Poll