Portugali- Diçka e pazakontë mund të konsiderohet ngjarja e ndodhur së fundmi në Ligën e Dytë të Futbollit portugez ku zgjidhje për mosanulimin e një ndeshje, ka shërbyer qumështi.
UD Oliveirense – Felgueiras (0-3) ishte planifikuar të fillonte këtë të diel në orën 11:00, por ndeshja nisi 15 minuta me vonesë. Gjithçka për shkak të shiut dhe baltës, aty ku vijat në zonat e vogla dhe të mëdha duhej të përforcoheshin.
Në mungesë të bojës, punonjësit e ekipit vendas përdorën qumësht. Edhe vija mes shtyllave u lye me qumësht, por vendasit si duket nuk e kishin forcën e duhur për të shënuar të paktën një gol. Versus.al
Quando o leite salva o dia ????#sporttvportugal #LIGAnasporttv #ligaportugalmeusuper #oliveirense #felgueiras pic.twitter.com/cVmROkLm6u
— sport tv (@sporttvportugal) January 5, 2025







