Shkodër- Trupi i pajetë i një gruaje 63 vjeçe, është gjetur pasditen e sotme në lumin e Bunës.
Viktima, Shefkije Osja është gjetur brenda një kohe të shkurtër dhe është dërguar në morgun e spitalit rajonal të Shkodrës.
Mësohet se pas këqyrjes së trupit nuk janë konstatuar shenja dhune ndërsa dyshohet se kemi të bëjmë me një vetëmbytje të viktimës e cila raportohet të ketë qenë në gjendje të rënduar psikologjike.
Policia mbërriti në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rastit.
Më 2 mars, Shkodra dhe i gjithë vendi u trondit nga ngjarja e padëgjuar më parë ku Alma Arrazi mori 3 fëmijët e saj të mitur dhe u vetëmmbyt në lumin Buna pas konflikteve me bashkëshortin e saj Erdgys Arrazi për shkak të tradhëtisë së këtij të fundit. Versus.al







