AKTUALITET /

Bie nga dardha, vdes shqiptari në Greqi

Sipas informacioneve, 67-vjeçari po lëvizte me makinën e tij në drejtim të Dafni Kalavryton dhe në lartësinë e Hovolit është ndalur për të mbledhur dardha.

Shkruar nga Versus

Bie nga dardha, vdes shqiptari në Greqi

 

Një 67-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme në Akaia të Greqisë, teksa ka rënë nga një pemë ku po mblidhte dardha.

Sipas informacioneve, 67-vjeçari po lëvizte me makinën e tij në drejtim të Dafni Kalavryton dhe në lartësinë e Hovolit është ndalur për të mbledhur dardha.

Burri me origjinë shqiptare është ngjitur në pemë, ka humbur ekuilibrin dhe është rrëzuar përtokë ku ka ndërruar jetë.

Në vendngjarje ka mbërritur policia dhe ambulanca, por për viktimën ishte tepër vonë.

 

Poll