ZANAT /

Lara Colturi / Qeveria "hap thesin" dhe i jep 300 mijë euro skiatores "shqiptare" që e kërkon Italia?

Lara Colturi, gara kundër kohës për të konkurruar me ekipin italian në Milano-Cortina 2026. Vendimi final do të varet nga përgjigjja e Shqipërisë para datës 1 maj.

Shkruar nga Versus

Lara Colturi / Qeveria "hap thesin" dhe i jep 300 mijë euro

Populli thotë: Ku ka zë, nuk është pa gjë. Mediat shqiptare dhe ato italiane gjatë ditëve të fundit i kanë kushtuar jo pak vëmëndje largimit nga kombëtarja kuqezi e skiatores kampione Lara colturi. Shqipëria e do, sepse për herë të parë na futi në "hartën" e pretendenteve në ski, por Italia ka kuptuar se çfarë talenti ka lënë t'i iki duarsh dhe është e gatshme "ta lajë në arë" tani skiatoren e re dhee shumë premtuese

Italia vs Shqipëria...       

Siç njoftojnë mediat italiane, gara kundër kohës për të parë Lara Colturi me ekipin italian në Lojërat Olimpike të Milano-Cortina 2026 ka hyrë në fazën vendimtare. Kampionia e re e skiut, vajza e ish-kampiones së artë olimpike Daniela Ceccarelli dhe e Alessandro Colturi, ka paraqitur kërkesën për të kaluar nga Shqipëria në Itali pranë Federatës Ndërkombëtare të Skiut (FIS).

Rregullorja e Federatës Ndërkombëtare përcakton se kalimi është i mundur deri më 1 maj, nëse ka një marrëveshje bilaterale mes federatave dhe komiteteve olimpike të përfshira. Pa miratimin e Shqipërisë, Lara do të detyrohej të pezullojë aktivitetin për 12 muaj ose të vazhdojë të garojë për Shqipërinë, duke rrezikuar pjesëmarrjen e saj në Lojërat Olimpike 2026 dhe duke humbur pikët FIS që ka fituar deri tani. Këtë vit, skiatorja e lindur në vitin 2006 ka fituar tri podiume në Kupën e Botës, me dy vendet e dyta në disiplinën e gjigantit dhe një të tretë në slalom, duke përfunduar e teta në klasifikimin e përgjithshëm. Një talent që Italia nuk do të dojë ta humbasë. Por Shqipëria nuk ka ndërmend ta lëshojë pa luftë. Lara Colturi / Qeveria "hap thesin" dhe i jep 300 mijë euro  

Qeveria shqiptare është e gatshme të investojë 300 mijë euro për të mbajtur Lara Colturi deri në sezonin olimpik. Kjo ka konfirmuar edhe Elvis Toci, presidenti i federatës së skiut në Shqipëri: "Kryeministri Edi Rama na ka garantuar një financim të jashtëzakonshëm. Nëse nuk do të arrijmë të gjejmë burimet financiare, nuk do ta detyrojmë Larën të qëndrojë. Por pa Shqipërinë, sot ajo nuk do të ishte atlete siç është."

Përkrah kësaj, ndryshimi i flamurit ka të bëjë edhe me probleme ekonomike dhe kontraktuale, që lidhen me sponsorët dhe menaxhimin teknik. Po ashtu, me Ceçarelli, ish-drejtoreshën teknike të ekipit shqiptar, Lara kishte mundësinë të ndiqej nga nëna e saj, ndërsa në Itali do të duhej të përshtatej me një staf të ri. Në vitin 2022, për të shmangur burokracitë e gjata të federatës italiane dhe për të përshpejtuar hyrjen në Kupën e Botës, familja Colturi kishte zgjedhur rrugën ballkanike, duke garuar në Amerikën e Jugut për të mbledhur pikat e nevojshme.

Megjithatë, tani situata është ndryshuar. Me Lojërat Olimpike të Milano-Cortina përpara, Lara Colturi dëshiron të garojë për vendin e saj të lindjes, por përballet me kufizimet e rregulloreve të FIS, konkretisht me nenin 203.5.1, i cili kërkon një vit pushim nëse nuk merret miratimi për kalimin e kombësisë.

Lara Colturi / Qeveria "hap thesin" dhe i jep 300 mijë euro

VENDIMI 

Vendimi final do të varet nga përgjigjja e Shqipërisë para datës 1 maj. Nëse financimi prej 300 mijë eurosh do të konfirmohet, është e mundur që Colturi të mbetet nën flamurin e kuq e zi deri në 2026. Në të kundërt, mund të realizohet marrëveshja për kalimin në ekipin italian në momentet e fundit. Gara olimpike e Lara Colturi është ende e hapur, dhe mes diplomacisë sportive, buxheteve të jashtëzakonshme dhe ëndrrave të tricolorëve, Italia shpreson të ribashkohet me një nga atletet më të mëdha në momentin më të rëndësishëm për ngjyrat e saj.

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: