Vlorë- Gjykata ka vendosur t’ja ndryshojë masën e sigurisë të miturit 14 vjeçar të cilit iu gjet dje një armë zjarri pistoletë.
Ndaj tij është caktuar “detyrim paraqitje”. Ka qenë vetë 14 vjeçari që kishte postuar armën në rrjetet sociale dhe më pas ia kishte treguar babait të tij duke i thënë se e kishte gjetur në një banesë të braktisur.
I ati më pas e kallëzoi rastin në polici, ndërsa sot pas seancës gjyqësore u bëri thirrje prindërve që të kontollojnë më shumë fëmijët dhe të mbajnë kontakte të rregullta me shkollat.
“Ata e kanë marrë si lojë por është e rrezikshme sepse mund të ndodhte një tragjedi. Falenderoj shkollën dhe organet e policisë për bashkëpunimit.
Ky mesazh është për të gjithë prindërit, të rrinë afër fëmijëve, t’i kontrollojnë të komunikojnë dhe të bashkëpunojnë me institucionet arsimore nëse kanë ndonjë dyshim tek fëmijët e tyre”- tha babai i 14 vjeçarit.
Policia vijon hetimet për të zbardhur identitetin e personit që mund të ketë lënë armën dhe 130 fishekë në banesën 3 katëshe të braktisur. Versus.al







