Lezhë- Një 22 vjeçar, është gjetur i plagosur mëngjesin e sotëm në vendin e quajtur "Rrethrrotullimi i Shëngjinit".
I riu nga Shkodra është transportuar drejt Tiranës ku po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës. 30 vjeçari ka pësuar fraktura në kokë.
Sipas njoftimit zyrtar të policisë, i riu dyshohet se ka rënë nga lartësia e një lokali pranë vendit ku është gjetur i dëmtuar. Nuk dihet sesi ka përfunduar në mes të rrugës i vetëm.
“Rreth orës 06:05, salla operative e Policisë së Lezhës është njoftuar nga spitali rajonal i Lezhës, se në afërsi të rrethrrotullimit të Shëngjinit, është marrë me autoambulancë, i dëmtuar në kokë, shtetasi G. B., 22 vjeç. Nga hetimet e deritanishme dyshohet se 22-vjeçari ka rënë aksidentalisht nga lartësia e një lokali në vendin ku është gjetur i dëmtuar. Ky shtetas është transportuar në Spitalin e Traumës dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore”, njofton policia.
Ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rastit. Versus.al







