
Një tjetër version është dhënë nga policia për ngjarjen e rëndë në Korçë.
Sipas forcave blu dyshohet se 49 vjeçarja është lyer me lëndë djegëse dhe ia ka vënë flakës vetës dhe më pas është hedhur nga ballkoni.
Më herët, u tha se gruaja mori plagë në trup, për shkak se një bombol shpërtheu në banesë, por duket se ngjarja ka ndodhur ndryshe.
Njoftimi i Policisë:
Korçë/Informacion paraprak
Sot më datë 04.07.2024 rreth orës 14:30, në lagjen nr.10, Korçë, shtetasja S.K., rreth 49 vjeçe, dyshohet se është lyer me lëndë djegëse, i ka vënë flakën vetes dhe më pas është hedhur nga ballkoni. Si pasojë kjo shtetase ka marrë djegie dhe dëmtime trupore dhe ndodhet për mjekim, në spital.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.







