POLITIKË /

Nafta 218 lekë për qytetarët, falas për deputetët: 1.3 milionë lekë në 4 vite për secilin!

Ndërsa nafta kap 218 lekë/litrë dhe fermerët humbasin naftën falas, deputetët harxhojnë 1.3 milionë lekë/mandat nga fondet publike për karburant. Ironikisht, elitat mbushin rezervuarët falas, ndërsa qytetarët llogarisin çdo litër!

Shkruar nga Versus

Nafta 218 lekë për qytetarët, falas për deputetët: 1.3

Ndërsa qytetarët llogarisin lekët për naftën që ka arritur 218 lekë/litrë dhe fermerët humbasin subvencionet falas, duket se kriza e karburanteve ka "zgjidhje magjike" për elitat: deputetët dhe ministrat vazhdojnë të mbushin rezervuarët me para publike, pa u prekur nga rritja e çmimeve.

Vetëm në 2025, Kuvendi ka harxhuar 45.5 milionë lekë për të kompensuar karburantin e 140 deputetëve – pra rreth 325 mijë lekë për kokë në vit, ose mbi 1.3 milionë lekë në një mandat katërvjeçar!

Me këto shuma, një deputet mund të "udhëtojë" drejt Europës pa u ndalur, ndërsa fermeri shqiptar llogarit çdo litër për të mbjellë tokën.

Në total, përfitimet për deputetët arrijnë 200 milionë lekë në vit (44% e shpenzimeve operative), duke përfshirë telefona, dieta dhe qira, plus 60 milionë për udhëtime jashtë dhe 14.5 milionë për makina të reja.

Ironia? Bordi i Transparencës rrit çmimet për të gjithë të tjerët, por fondet publike sigurojnë "imunitet" të plotë për ata që vendosin!/Versus.al

Tags:

kuvendi

Poll