
Kristian Boçi, një person i njohur në rrjetet sociale për jetën tij luksoze dhe miqësinë me zyrtarë e njerëz të njohur të showbizit, rezulton të jetë i përfshirë në skemën e pastrimit të parave të cilat dyshohet se vinin nga trafiku i drogës në Belgjikë.
Boçi, bashkëpunonte me biznesmenin Elman Abule dhe 5 të tjerë, për të pastruar miliona euro të cilat vinin nga trafiku i drogës. Sot prokuroria e Tiranës sekuestroi 14 kompani, automjete, apartamente e prona të tjera që kapin vlerën e 50 milionë eurove.
E përfshirë në këtë skemë të pastrimit të parave, rezulton edhe Drilona Boçi bashkëshortja e biznesmenit, Kristian Boçi në emër të të cilës janë një sërë pasurish të sekuestruara nga prokuroria e Tiranës.
Disa prej pasurive të sekuestruara në emër të Kristian Boçit:
- Pasuria e llojit “Njësi”, me çmim të blerjes 9,300,000 Lekë;
- Pasuria e llojit “Njësi”, me çmim i blerjes 600,000 Euro;
- Pasuria e llojit “Dyqan”, me sipërfaqe 222 m2;
- Pasuria e llojit “Dyqan” me sipërfaqe 220.8 m2 dhe verandë me sipërfaqe 285 m2;
- Pasuria “Apartament”, me sip 201.8 m2;
- Pasuria “Garazh” me sipërfaqe 18.9 m2;
- Pasuria “Garazh” me vlerë totale 25,000 Euro ose 3,425,000 lekë (secili 25,000 Euro); dhe
- Pasuria e llojit “Autoveturë”, të tipit “Mercedez Benz”, në shumën 117,000 Euro. Versus.al







