AKTUALITET /

Aksident fatal në Fier, taksia përplas për vdekje një person

I ndjeri po kalonte në anën tjetër të autostradës.

Shkruar nga Versus

Aksident fatal në Fier, taksia përplas për vdekje një person

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Lushnjë-Fier.

Burime bëjnë me dije se aksidenti ka ndodhur pranë fshatit Rrapëz. Një automjet taksi ka përplasur një këmbësor duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Viktima S.M, 70 vjeç ka qenë duke kaluar në krahun tjetër të autostradës kur është përplasur nga mjeti. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka shoqëruar në komisariat shtetasin G.S, 52 vjeç drejtuesin e taksisë, ndërsa po kryhen veprime për menaxhimin e trafikut dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes tragjike. Versus.al

Poll