AKTUALITET /

Ishte dënuar me 10 vite burg, shqiptari arrestohet në Itali sapo zbret nga avioni

Shkruar nga Versus

Ishte dënuar me 10 vite burg, shqiptari arrestohet në Itali sapo zbret

Itali- Një 38 vjeçar shqiptar i dënuar me 10 vite burg në Itali është arrestuar mëngjesin e së martës teksa mbërriti në aeroportin e Perugias.

Shqiptari mbërriti nga Tirana, ndërsa më 17 qershor 2025 ndaj tij ishte lëshuar një urdhër arrest inga gjykata e Firences.

Hetimet zbuluan se 38 vjeçari, identiteti i të cilit nuk u bë publik nga mediat italiane, kishte precedentë të shumë kriminalë, veçanërisht në trafikun e lëndëve narkotike. pas përfundimit të procedurave formale në aeroport, ai u dërgua në burgun e Perugias ku do të vijojë me procedurat e mëtejshme të vuajtjes së dënimit. Versus.al

Poll